E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria U-21, vjen edhe humbja e tretë, 0-1 me Austrinë

Ndryshe nga paraqitjet e mira dhe shanset reale të kombëtares së parë për të shkuar të paktën në “play-off” të Kampionatit Botëror, ekipi Shpresa i Shqipërisë, ose ndryshe U-21, ka vijuar me serinë e humbjeve. Djemtë e drejtuar nga Skënder Gega kanë pësuar humbjen e tretë në Eliminatoret e Kampionatit Europian 2015, teksa është mundur në shtëpi nga Austria me rezultatin 0-1. Kur u mendua se të paktën mund të arrihej një barazim, goli i shënuar në minutën e 54-t nga Zulj u ka dhënë fitoren miqve, të cilët marrin tri pikët e para në Grupin 4. Shqipëria U-21, pas tre takimeve, renditet e fundit me zero pikë, duke pësuar tri humbje, me një golaverazh 2-7. Nuk pritet ndonjë mrekulli në ndeshjen e radhës, teksa Shqipëria do të përballet me Spanjën kampione. (E.Ilnica/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›