E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-bashkëshortja e Ukshin Hotit thyen heshtjen: Politika e kosovare nuk e ka vlerësuar si duhet Ukshinin

Nga Vera Pelaj

 Prof. Dr. Edi Shukriu, ish-bashkëshortja e intelektualit të shquar Ukshin Hoti, rrëfen për herë të parë për radion Blue Sky, arsyet e heshtjes së saj deri më tani lidhur me bashkëshortin e saj Ukshin Hoti. Për reagimin e Erletës, bijës së tyre, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ndër emrat e atyre që kontribuan për pavarësi, nuk u përmend emri i babit të saj. Poashtu, Edi Shukriu, flet edhe për iniciativën për ngritjen e muzeut të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe dhe për emërtimin e Universitetit të Prizrenit, me emrin e tij.

- Zonja Shukriu, cili është roli i Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, udhëheqëse e të cilit jeni ju?

Edi Shukriu: Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), është autoritet profesional për fushën e trashëgimisë kulturore, i themeluar me ligj. Kjo nënkupton se të gjitha veprimet në këtë fushë, të kosovarëve dhe të ndërkombëtarëve, duhet të zhvillohen me pëlqimin dhe me kontrollin e KKTK-së. Për shkak të gjendjes specifike, përgjegjësia për menaxhimin e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës ndahet midis kosovarëve, Kuvendit të Republikës së Kosovës (autoritet legal), Qeverisë (autoritet ekzekutiv) dhe Misionit ndërkombëtar (ICO-EUSR). Në kuadër të kësaj dhe i themeluar nga Kuvendi, KKTK është autoritet për fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Me themelimin dhe funksionalizimin e tij, Kosova ka dëshmuar se është në rrugë të mirë për vendosjen e një prej shtyllave të rëndësishme të shtetit, andaj dhe u pa si hap pozitiv në Raportin e Progresit të viteve 2010 dhe 2011. Është me rëndësi të ceket sërish se trashëgimia kulturore shpallet si pronë nën mbrojtje, konsiderohet pasuri e përbashkët andaj dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e shtetit në të cilin gjendet. Këtë e theksojnë të gjitha konventat ndërkombëtare dhe ky është obligim që duhet marrë tepër seriozisht nga ana e vendimmarrësve në Republikën e Kosovës. Qasja institucionale dhe profesionale, janë parakushte të domosdoshme për mbrojtjen e identitetit kulturor dhe të interesave nacionale në këtë fushë.

Për sqarim të mëtejmë, KKTK duhet të vlerësojë projektet e propozuara nga institucionet apo të OJQ-ve, vendore ose ndërkombëtare, ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është përgjegjëse për aprovimin dhe zbatimin e tyre. Propozimet për shpalljen e pronave të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme i paraqiten KTKK-së, për rishikim, adaptim ose refuzim. Në bazë të vendimit të KKTK, ato përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme, me vendim të ministrit të MKRS. Këtë listë duhet ta ketë çdo shtet.

KKTK, ende po ndeshet me pengesa të shumta, për shkak të mos respektimit apo të mos njohjes së ligjeve në fuqi dhe po aq se e ka për detyrë mbikqyrjen e veprimeve në këtë fushë që kërkon njohuri të veçanta dhe multidisiplinare, të ndjeshme dhe që bie pre e presioneve politike.

- Çfarë është gjendja e trashëgimisë kulturore sot, në Kosovë?

Edi Shukriu: Do të doja të mos më kishit shtruar këtë pyetje se më përkujton se jam angazhuar për çlirimin, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, që një ditë të kem mundësi për studime më të qeta të thesarit kulturor që e kemi trashëguar. Po, dikur mendoja se do të krijohen mundësi të shumta për studime të mirëfillta. Lakmia e të paditurve dhe poltronizmi ndaj të huajve, po na merr në qafë edhe në këtë fushë. Mendoj se përpilimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme ka shumë vonesa. Kjo është komponentë bazë e identitetit të shtetit. Ishte kjo arsye që në vitin 2000, krijova kushte për nismën e regjistrimit të pronave të trashëgimisë kulturore të Republikës e Kosovës dhe përcaktimin e tyre për mbrojtje. Në Kosovën e pasluftës, me trashëgiminë kulturore nisën të merren individët që panë levërdi personale, ndërsa trashëgimia kulturore vazhdon të shihet si atraksion ditor. Ka shumë fjalë e premtime institucionale dhe shumë pengesa për ata që dinë dhe duan të punojnë.

- Cili është roli i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sa i përket çështjes së trashëgimisë kulturore? A duhet të merret më seriozisht me fushën e trashëgimisë kulturore?

Edi Shukriu: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duhet të krijojë sektorin e studimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke përfshirë trashëgiminë arkeologjike, arkitektore, të luajtshme, shpirtërore dhe peizazhet kulturore. Pa këto nuk ka përparim të fushës…

- Serbia po përfiton shumë nga kishat dhe manastiret e Kosovës. Çfarë mendoni ju për këtë?

Edi Shukriu: Pronat e mbrojtura të trashëgimisë kulturore, mund të jenë në shfrytëzim, siç është rasti i kishave dhe i manastireve ortodokse në Kosovë, të cilat shfrytëzohen nga Kisha Ortodokse Serbe. Moskuptimi i nocioneve pronë dhe shfrytëzim, apo përzierja e tyre, po shkakton hapësirë për manipulime dhe për presione politike që ende vijnë nga Beogradi. Pre e këtyre presioneve po bëhen së pari ndërkombëtarët dhe pastaj dhe vendorët.

Me këtë rast nuk dua të flas për lashtësinë e këtyre kishave para ardhjes së sllavëve në këto hapësira, por dua të theksoj se një nga detyrimet e para të Pakos së Ahtisarit nuk është plotësuar, e ky është themelimi i Këshillit Zbatues Monitorues (KZM), i cili është dashur të bashkëpunojë me KKTK-në. ICO-ja, nuk e themeloi, andaj nuk kishte bashkëpunim, edhe pranë faktit që është ofruar. Kjo mangësi, pati si pasojë anashkalimin e autoritetit ligjor të KKTK-së, edhe nga institucionet vendore të trashëgimisë kulturore.

Serbia gjthmonë e ka shfrytëzuar trashëgiminë kulturore si mjet të presionit politik. Këtë e dinë ekspertët e paktë të fushës në Kosovë. Përkujtoj se kishat dhe manastiret të Kosovës, që sot gabimisht quhen serbe, janë godina sakrale shumë shtresore dhe numër i madh i tyre janë krijuar që në kohët e besimit pagan. Për to kam shkruar dhe unë, në veçanti për Kishën e Shën Premtës në Prizren. Duke u mbështetur në rezultatet e kërkimeve arkeologjike dhe arkitekturore të studiuesve të mëhershëm, kam konstatuar katër faza të ndërtimeve para rindërtimit të kishës nga mbreti mesjetar serb Millutini. Mendoj se studimi i tyre duhet të jetë i mbështetur nga shteti, me programe dhe ekipe shkencore të mirëfillta.

- Objektet e lëvizshme të trashëgimisë sonë kulturore, Serbia i ka marrë. Ka rrugë për ti kthyer sërish?

Edi Shukriu: Janë marrë shumë! Një pjesë me revers e pjesa tjetër në mënyrë ilegale. Lidhur me kthimin e tyre, pos rrugëve diplomatike, duhet të veprohet përmes instrumenteve ligjore ndërkombëtare.

 - E keni përfaqësuar Kosovën në vende të ndryshme për çështjen e trashëgimisë kulturore. Sa është e besueshme nga këto vende ekzistimi i antikës sonë?

 Edi Shukriu: Ne duhet të veprojmë shumë më shumë në këtë drejtim, andaj besueshmëria varet nga puna e jonë. Libri im me trajtesë të zhvillimeve parahistorike dhe antike është një bazë solide dhe është e çuditshme që ende nuk ribotohet. Ne duhet të jemi prezentë kudo me promovimin e trashëgimisë kulturore, në baza shkencore dhe profesionale, duke shfrytëzuar edhe të gjitha mundësitë që ofron teknologjia bashkëkohore. Kjo duhet të zhvillohet në baza institucionale, fillimisht duke pasur ne vet njohuri, madje të thella, për këtë trashëgimi kulturore. Jo rastësisht kam nisur të them se nuk guxon të na përfaqësojë askush jashtë Kosovës nëse nuk di gjë për labyrinthin rrethor nga Smira, që e kemi bërë simbol identifikues të KKTK-së.

- Zonja Shukriu, keni qenë bashkëshortja e Ukshin Hotit. Nuk keni folur ndonjëherë publikisht pë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›