PDIU: Haxhinasto si grekët për Çamërinë

Në një reagim të kryesisë së PDIU-së, thuhet se Çamëria është një trevë shqiptare, emërtimi i së cilës nuk mund të ndryshojë me vullnetin e askujt, përfshi këtu edhe të shtetit grek.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjen keqardhje dhe protestë që qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.
“Termi Çamëri ka qenë një term zyrtar i shtetit grek, pra argumentimi se të lindurit nuk paskan lindur në Çamëri, por në Thesproti, nuk qëndron, pasi vetë shteti grek e njihte këtë trevë me emrin Çamëri. Deri në vitin 1937 ka qenë termi i vetëm zyrtar, ndërkaq më vonë ka qenë term i përdorur nga vetë institucionet greke. Mjafton të lexosh dokumentet e xhandarmërisë greke të zonës për të parë se si i thërrasin “Qarkut të Çamërisë“ edhe në vitin 1939, edhe në vitin 1942, edhe në vitin 1947, etj”, sqaron PDIU-ja.
Më tej, kjo parti kërkon nga Shteti shqiptar, që në vend që të qëndrojë apatik, duhet të kërkojë dhe të shohë si e kanë zgjidhur Maqedonia dhe Turqia këtë çështje me Greqinë. “Është e papranueshme që njeriu që duhet të protestonte dhe të hidhte poshtë me argumente historike e të së drejtës ndërkombëtare këtë pretendim absurd të palës greke, ministri ynë i Jashtëm i bën tezat e Greqisë të vetat. Shteti shqiptar duhet të kundërshtojë këtë qëndrim absurd”, thuhet më tej. Kryesia e partisë së çamëve nënvizon se Shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave të bashkëkombësve tanë dhe sidomos të qytetarëve të vetë.
“Në mënyrë konkrete mund të them se pala greke ka shprehur qëndrimin e saj, se ajo njeh atë toponimi e cila është paraqitur në formë zyrtare nga ana e saj në OKB, pra është paraqitur një listë e caktuar emrash për territorin e rajonit të Greqisë, që janë brenda territorit grek, dhe pala greke do t’i ketë në një formë të caktuar ky është versioni latin i toponimeve”, pa deklaruar Haxhinasto për mediat. /Start/
2012-04-07 08:33