E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen dy vëllezër të dënuar në Itali

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Klodjan Dedja, 36 vjeç dhe Adriatik Dedja, 40 vjeç, vëllezër, me banim në komunën Xhafzotaj, 11 km larg qytetit bregdetar, janë ndaluar pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos (Itali) në korrik të vitit 2010.

Vëllezërit Dedja ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishin dënuar nga drejtësia italiane me të njëtën masë dënimi secili, 20 vjet e një muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale.

Gjatë ditës së djeshme policia e Durrësit ka njoftuar edhe ndalimin e tre personave të tjerë, me banim në qytetin bregdetar, të cilët ishin dënuar në Itali me 66 vjet burgim gjithsej për të njëjtat vepra penale./Start/

                                                                                             2012-04-07 09:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›