Bosnjë-Hercegovinë, Izetbegoviç merr kryesimin e presidencës

Anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, ka marrë sot kryesimin rotativ të presidencës.
Izetbegoviç do të kryejë detyrën e kryetarit për herë të parë që nga formimi i përbërjes së re të presidencës, në tetor të 2010-ës. Ai e ka marrë detyrën nga Zhelko Komshiç.
Rotacioni bëhet në bazë të Kushtetutës së Bosnjës dhe secilit anëtar i lejon kryesimin për tetë muaj.
Pas Izetbegoviç, funksionin do ta marrë Nebojsha Radmanoviç.