E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ndëretnik në Shkup, arrestohen sulmuesit

Policia maqedonase ka ndaluar personave që sulmuan rreth 15 nxënës shqiptarë të mërkurën. Sipas njoftimit të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, nxënësit janë sulmuar nga 7 persona të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare dhe ndaj tyre do të ngrihen padi penale.

Jankullovska tha se MPB-ja ka kërkuar nga Prokuroria Publike që ndaj këtyre personave të shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ajo gjithashtu njoftoi ndalimin edhe të disa personave tjerë, përgjegjës për incidentet që pasuan sulmin ndaj nxënësve shqiptarë.

Sulmi ndodhi në një autobus urban, ndërsa nxënësit shqiptarë po ktheheshin nga shkolla.

Pesë nga nxënësit e sulmuar u mbajtën për disa ditë në spital për shkak të plagëve serioze.

Ky akt shkaktoi reagime të shumta dhe një varg incidentesh të tjera të karakterit ndëretnik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›