E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë Hercegovinë, Vjekosllav Bevanda zgjidhet kryeministër

Parlamenti i Bosnjë Hercegovinës ka votuar sot për zgjedhjen e ekonomistit Vjekosllav Bevanda, në postin e kryeministrit. Kjo zgjedhje vjen 15 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Me 36 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim Bevanda, anëtar i partisë kroate HDZ, u vu në krye të qeverisë së Bosnje Hercegovinës.

Para votimit, zoti Bevanda tha se prioritete të tij do të jenë stabiliteti financiar i Bosnjës dhe sigurimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Prej përfundimit të luftës në vitet 1992-95, Bosnjë Hercegovina është e ndarë në dy entitete gjysmë autonome: në Federatën myslimano-kroate dhe në Republikën Serbe.
 

Të dy entitetet kanë një lidhje të butë me qeverinë qendrore, e cila do të udhëhiqet nga Vjekosllav Bevanda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›