E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjë, Incko kritika ndaj vonesës për qeverinë

“Bosnjë Hercegovina është në situatë të vështirë ekonomike, por për shkak të grindjeve politike, ende nuk ka qeveri, megjithqë kanë kaluar 10 muaj nga zgjedhjet. Ne për një kohë të gjjatë kemi kaluar pikën, ku Këshilli i Ministrave është dashur të emërohet”, tha Valentin Incko, përfaqësues ndërkombëtar në Bosnjë.
Sipas tij, shumë njerëz në Bosnjë presin nga muaji tetor për qeverinë e re, e cila do ta çonte vendin përpara dhe do t`i bënte reformat e nevojshme për përmirësimin e jetës së tyre.
Më tej ai e ka hedhur poshtë mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve, duke thënë se tashti nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por është koha për liderët politikë, që t`i plotësojnë obligimet e tyre themelore ndaj shtetasve të këtij vendi pas zgjedhjeve, e ky obligim është formimi i qeverisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›