Nje gjykate e Ukraines refuzon lirimin me kusht teTimoshenkos

Nje gjykate ne Ukraine hodhi poshte sot nje kerkese te avokatit te ish kryeministres Julia Timoshenko per lirimin e saj me kusht gjate gjyqimit per abuzim te pushtetit.
Zonja Timoshenko u arrestua te premten pasi gjykatesit vendosen se ajo po perbuzte gjykaten.
Te djelen gjykata administrative vendosi te ndalonte protestat masive ne afersi te gjykates ne Kiev ku po shqyrtohet ceshtja.
Trupat e sigurise rrethuan gjithashtu perkrahesit e saj prane qendres se burgimit ne kryeqytetin e Ukraines ku po mbahet zonja Timoshenko.
Ambasada amerikane ne Kiev i ka bere thirrje Ukraines te liroje ish kryeministren.