Kroaci, operacioni “Stuhia”, mundi Millosheviçin

Qeveria e Kroacisë ka theksuar sot se operacioni çlirimtar “Stuhia” ishte aksion legjitim dhe i drejtë. “Zyra e kryeministres së Republikës së Kroacisë thekson se operacioni çlirimtar `Stuhia`, ishte aksion legjitim dhe i drejtë, me të cilën është mundur politike agresore e Sllbodan Millosheviqit”, thuhet në njoftimin e qeverisë kroate.
Po ashtu theksohet se përkundër asaj se fitorja ndaj tiranisë, u ka hapur rrugën edhe fqinjëve për demokraci. Qeveria e Kroacisë thotë se edhe në të ardhmen do të angazhohet për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në parimet e lirisë dhe të demokracisë, por edhe të refuzimit të secilës formë të rehabilitimit ose të relativizimit të politikës agresore të Millosheviçit.
Këto komente u bënë, pasi dje, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, në mënyrën më të ashpër ka dënuar deklaratën e kryeministres, Jadranka Kosor, për operacionin “Stuhia.