E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si shenohet Muaji i Shenjte i Ramazanit ne SHBA

Myslimanet  ne Shtete e Bashkuara dhe kudo ne bote e shenojne muajin e Ramazanit ne te njejten kohe cdo vit. Por disa myslimano amerikane thone se pervoja e ketushme eshte e ndryshme e ndonje here edhe me  e vecante sesa ne vendet me shumice myslimane. Sipas Keshillit te marredhenieve amerikano islamike shteti perendimor i Kalifornise ka perqindjen me te larte te popullsise myslimane ketu ne Shtete e Bashkuara.

Ne kete fushe te gjelber futbolli ka kater lojtare qe ndajne te njejten pervoje.

Ne e kemi nisur futbollin ne te njejten kohe jemi te apasionuar mbas kesaj loje.

Nailah Elmasti motra e saj Aisha dhe dy vellezerit e tyre Jusufi dhe Omari e kane trasheguar dashurine per futbollin nga babai i tyre.  Ata luajne  rregullisht futboll por nje muaj cdo vit ata  kalojne nje periudhe te veshtire. shte agjerimi.

Lodhesh shume me shpejt se zakonish dhe eshte e veshtire qe te perqendrohesh.

Gjate muajit te shenjte te Ramazanit nga lindja e deri ne perendim te diellit Omar Elmasri dhe familja e tij nuk hane dhe as nuk pijne uje.

Mendoj se veshtiresia me e madhe eshte te mos pish uje.

Shumica e lojtareve te skuadres nuk jane myslimane dhe ata perhere kane pyetje te panumerta rreth agjerimit une perpiqem tu jap pergjigje aq sa mundem.

Shoket e skuadres zakonisht me mbeshtesin ne kete periudhe shprehet Aisha.

Por Jusuf Elmasri thote se jo cdo kush eshte i kupton.

Ata duan qe une te luaj njesoj pavaresisht kushteve te mija.

Aisha Elmasri thote se perkushtimi i saj ndaj besimit ka rezultate befasuese.

Ndjej qe kur agjeroj Zoti te jep fuqi dhe ma ben me te lehte. Faktikisht une kam arritur rezultate shume te mira ne vrapim kur kam qene duke agjeruar.

Basketbollisti Mummad Madkour vazhdon stervitjen dhe shkon ne shkolle gjate Ramazanit.  Ai thote se agjerimi i jep ati mendime me te kthjelleta.

Faktikisht perqendrohesh me shume. Nuk mendon per ushqimin por mendon per mesimet ose per punen tende.

Por Ramazani eshte me teper se sa agjerimi ose disiplina. Me perendimin e diellit shume muslimano amerikane mblidhen neper xhami dhe prishin agjerimin se bashku.

Me pelqen ta kaloj muajin e Ramazani ne xhami thjesht per tu ndjere ne shoqeri me te tjeret.

Rimel Bagori erdhi ne Shtetet e Bashkuara nga Egjipti kur ishte 16 vjece. Ajo thote se ne Egjipt Ramazani perjetohet ndryshe.

Atje e ndjen qe secili feston njelloj ti. Ndersa ketu shkon ne shkolle pune dhe jo cdokush eshte njesoj si ti. Nuk eshte njesoj si atje.

Kur shkon ne xhami per te thyer agjerimn Rimel Bagorin perjeton serish ndjenjen e familjes dhe komunitetit si ne Egjipt.

Por ka njerez qe duan ta kryejne Ramazanin ketu ne Shtetet e Bashkuara. Usman Madha ka jetuar gjithashtu ne Arabine Saudite gjate Ramazanit.

Atje ndonese je i rrethuar nga nje komb i tere mysliman ndjehesh vetem. Ndersa ketu ke te afermit dhe miqte. Ndonese nuk je ne nje vend musliman ndjesia e te qenit me shoke e miq ka tjeter shije.

Shume muslimano amerikane thone se pervoja e krijimit te lidhjeve me te forta dhe afrimi me Zotin i ndihmon ata qe te tejkalojne sfidat mendore e fizike te agjerimit gjate muajit te shenjte te Ramazanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›