E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni, Berisha takon Prof. Dr. Peter Eigen

TIRANE- Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Prof. Dr. Peter Eigen, themelues dhe Kryetar i Bordit Këshillimor të Transparency International, i cili po viziton Shqipërinë me rastin e prezantimit të librit të tij “Rrjeti i korrupsionit” i përkthyer në shqip. Kryeministri Berisha e njohu z. Eiger me përpjekjet e vazhdueshme dhe reformat e njëpasnjëshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në luftën antikorrupsion ndërsa shtroi nevojën e fokusimit të luftës antikorrupsion në fusha të caktuara. Në një fokus të veçantë u vu transparenca në sektorin e industrive nxjerrëse e përpunuese, të cilat janë temat e librit të paraqitur nga Prof. Dr. Eigen. Gjithashtu në takim u nda i njëjti mendim për rëndësinë themelore të rolit aktiv e të pavarur të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsonit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›