Tiranë, vritet 30 vjeçari, pas sherrit për makina
TIRANE- Një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në periferi të kryeqytetit. Vrasja është shënuar rreth orës 17: 00 në Sauk të Vjetër.
Policia bën të ditur se viktima Vilson Përleka është goditur për vdekje me mjete të forta.
Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se pas përplasjes së dy makinave ka lindur një sherr fizik mes personave që ndodheshin në secilin automjet.
Policia ka arrestuar si autor të vrasjes Erald Sinën, rreth të 30-tave. Ndërsa dy persona të tjerë pas janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.
(s.g/balkanweb)