E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Ekspertet nderkombetare thone se kufizimi i imunitetit arrihet permes ndryshimeve kushtetuese

Ne Shqiperi eksperte nderkombetare te dy projekteve te Bashkimit europian thane sot se kufizimi i imuniteteve mund te realizohet vetem permes ndryshimeve kushtetuese.

Ekspertet e Misionit Euralius per asisitencen ligjore dhe te projektit PACA te luftes kunder korrupsionit propozuan disa variante per ceshtjen e imunitetit te zyrtareve te larte dhe gjyqtareve.

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi nga ana e tij mbrojti nje ide te Komisionit te Venecias te disa viteve me pare sipas te cilit kufizimi i imunitetit per deputetet mund te realizohet edhe pa nderhyrje ne kushtetute.

Perfaqesuesi i opozites Fatmir Xhafa por edhe ai i Gjykates se Larte si dhe prokurorja e Pergjithshme Ina Rama vleresuan se kufizimi i imunitetit mund te realizohet vetem permes ndryshimeve kushtetuese. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›