E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Peshkopi, PS: Të merren masa

“Partia Socialiste i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të stabilizuar situatën në zonat më të goditura dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme ndaj familjeve të dëmtuara”, thuhet në një komunikatë për mediat nga zyra e kësaj partie.

PS-ja u ka bërë thirrje të gjitha qeverive vendore socialiste të vihen në kontakt me drejtuesit lokal të zonës së dëmtuar dhe të kontribuojnë për gjithçka nevojitet.

Gjithashtu, kjo parti shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj me familjet e fshatrave të tronditura nga lëkundjet dhe që në të njëjtën kohë kanë pësuar dëme materiale.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›