Bosnje, dy serbë dënohen për përdhunime dhe vrasje
Triviç, 53 vjeç dhe Bajiç, 40 vjeç, dy ish-anjëtarë të forcave ushtarake serbo-boshnjake, u shpallën fajtorë për "trajtime çnjerëzore të civilëve" gjatë konfliktit, mësohet nga verdikti i dhënë dje nga një gjykatë e Banja Lukës (në veri) dhe i cituar nga agjencia Srna.
Në qershor të vitit 1993, Triviç dhe një i akuzuar tjetër, Sinisa Milojçiç, i cili ndodhet në arrati, kanë rrahur ashpër një civil mysliman në shtëpinë e tij, në një lagje të Banja Lukës dhe kanë përdhunuar vajzën dhe bashkëshorten e tij, pasi i kanë rrahur edhe ato me grushta dhe me kondakun e pushkës, vazhdoi i njëjti burim.
Po atë muaj, Triviç dhe Bajiç kanë përdhunuar bashkë me të arratisurin, një grua tjetër myslimane të cilën më tej e mbytën me rripin e një pushke dhe e hodhën në një kanal të ujërave të përdorura.
Lufta e Bosnjes ka shkaktuar rreth 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë refugjatë dhe persona të shpërngulur ose gjysma e popullsisë së vendit.
Ish-zyrtarët e lartë të akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) me seli në Hagë. Gjykatat lokale autorizohen nga TPI-ja për të vendosur lidhur me çështje më pak të rëndësishme.