E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi: Arrestohet i dyshuari për 15 vrasje raciale

Zëdhënësja e policisë Julia Kiseljova tha se Vasilij Krivets është ndaluar teksa përpiqej që t’i hipë trenit për të shkuar në Ukrainë.

Krivets dyshohet për 15 vrasje në vitet 2007 dhe 2008.

Policia nuk tha nëse Krivets është i akuzuar si autor i vrasjeve.

Krimet nga urrejtja janë shtuar viteve të fundit në Rusi, dhe kryesisht kanë pasur në shënjestër njerëzit nga Azia Qendrore dhe rajoni i Kaukazit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›