Janukoviç: Timoshenko do të mjekohet jashtë burgut

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, tha sot se liderja e burgosur e opozitës, Julia Timoshenko, do të marrë trajtimin mjekësor në Kiev jashtë burgut të saj brenda dy ditëve të ardhshme.
Deklarata e Janukoviçit erdhi pas shqetësimeve në rritje lidhur me shëndetin e ish kryeministres.
Avokatja ukrainase e popullit, Nina Karpaqeva, tha të hënën se Timoshenko ka probleme “jashtëzakonisht serioze” me shëndetin, prandaj duhet t`i jepet trajtim mjekësor jashtë burgut.
Karpaqeva tha se kishte vizituar Timoshenkon në burgun e saj në Kiev, dhe ishte shokuar kur ka kuptuar se ajo ishte shumë e dobët për t`u ngritur nga shtrati.