E djathta ekstreme mund te perfitoje nga kriza ne eurozone

Kriza ne Eurozone eshte bere si nje platforme per partite nacionaliste te ekstremit te djathte ne Evrope te cilat per nje kohe te gjate kane kritikuar monedhen e vetme evropiane si dhe idene me te gjere te nje Projekti Evropian me unitet me te forte ekonomik dhe politik. Lind pyetja Si do te pasqyrohet kjo ne zgjedhje
Kandidatja e djathte presidenciale Marine Le Pen ka bere thirrje per nje kohe te gjate qe Franca te mos jete me pjese e bashkimit me nje monedhe te vetme euron.
Dhe ndersa kriza ne eurozone merr permasa edhe me te medha nderkohe qe ekonomia franceze tkuret mesazhi i zonjes Le Pen ne manifestimet e partise se saj Fronti Kombetar duket se po mbeshtetet nga votuesit ne pergjithesi. Sipas dy anketave te fundit te opinionit gati 20 per qind e te pyeturve e mbeshtesin ate. Shume prej pjesemarresve ne anketa shprehen shqetesim rreth problemeve financiare te eurozones.
Ndersa ne France kane mbetur me pak se 6 muaj nga zgjedhjet presidenciale mesazhi i zonjes Le Pen kunder Bashkimit Evropian po terheq gjithashtu vemendjen e medias si per shembull gjate nje interviste para pak ditesh ne televizionin publik francez.
Deshtimi i euros eshte i pashmangshem. Franca duhet te terhiqet nga eurozona tani qe tu shpetoje pasojave tha ajo.
Thomas Klau drejton zyren e Parisit te Keshillit Evropian per Marredheniet me Jashte.
Kriza e eurozones dhe fakti qe qeverite e vendeve te kesaj zone nuk kane qene ne gjendje deri tani ta vene nen kontroll kete krize i jep Marine Le Penit nje mundesi fantastike qe te kritikoje mosfunksionimin e udheheqjes ekzistuese te eurozones por edhe sic shprehet ajo mosfunksionimin e eurozones dhe te Bashkimit Evropian si i tere.
Partia Fronti Kombetar ne France nuk eshte e vetmja levizje e ekstremit te djathte qe po fiton mbeshtetje ne Evrope. Grupet nacionaliste po shtrihen nga bazat tradicionale si Franca dhe Italia drejt territoreve te reja ne Holande Danimarke dhe Finlande. Ne Greqi partia Laos e ekstremit te djathte eshte bashkuar me qeverine e re te koalicionit per here te pare ne gati 40 vjet.
Nje studim i ri me mbeshtetesit e grupeve te ekstremit te djathte arrin ne perfundimin se shume njerez mbeshtesin politikat anti-imigracionit dhe anti-myslimeve. Por Jonathan Birdwell nje prej autoreve te studimit te grupit kerkimor Demos me seli ne Londer thote se qendrimi i tyre kunder BE-se eshte nje plus tjeter.
Grupet qe ne pyetem pjesa derrmuese e tyre thane se Bashkimi Evropian karakterizohet nga shperdorimi i fondeve dhe humbja e kontrollit te kufijve gje qe con ne shtimin e imigracionit e qe pasohet me shtimin e krimeve dhe kushte me te renda ekonomike ose te pakten shtimin e konkurences ne keto vende me ekonomi ne veshtiresi.
Por analisti Klau thote se deri tani nuk ka prove te mjaftueshme qe lidhin drejtperdrejt krizen e eurozones me mbeshtetjen ne rritje per te djathten ekstreme.
Ajo qe mund te ndodhe me lehtesi nese eurozona rreshqet ne nje recesion te ri madje ka shenja qe kjo zone te jete ne prag te nje gjendjeje te tille ose eshte tashme aty dhe nese shkalla e papunesise rritet edhe me shume atehere mund te krijohen kushte politike ne favor te partive anti-BE-se dhe eurozones ne shume vende e ndoshta ne te gjitha vendet anetare.
Sipas anketave te opinionit zonja Le Pen eshte ne vend te trete ne garen presidenciale te Frances pas kandidatit socialist Francois Hollande dhe Presidentit Nicolas Sarkozy i cili nuk ka shpallur ende zyrtarisht kandidaturen per rizgjedhje.
Politikania 43 vjecare me profesion avokate e ka zbutur imazhin konfrontues te partise se saj Fronti Kombetar. Analistet mes tyre edhe zoti Birdwell nuk perjashtojne mundesine qe zonja Le Pen te fitoje vota te mjaftueshme per te qene pjese e balotazhit sic ndodhi me babane e saj Jean-Marie Le Pen ne vitin 2002.
Mendoj se kjo ka shume mundesi te ndodhe ne zgjedhjet per president te Frances. Gjithashtu kriza ne eurozone dhe roli i Frances ne Bashkimin Evropian dhe monedha euro do te perbejne nje ceshtje shume te rendesishme ne zgjedhjet e ardhshme te Frances.
Por zoti Birdwell mendon se ne fund te fundit votuesit franceze do ta mbeshtesin euron si dhe objektivat me te medha te Bashkimit Evropian. Megjithate e djathta ekstreme mund ta shtoje mbeshtetjen ne France dhe ne gjithe Evropen per sa kohe qe kriza vazhdon.