Bosnjë, kapet 155 kg kanabis, vinte nga Shqipëria
BANJA LLUKA-Autoritetet policore boshnjake kanë konfiskuar 155 kg kanabis që ishte trafikuar nga Shqipëria përmes Malit të Zi, ndërsa ka vënë në pranga 7 poseduesit e lëndës narkotike.
Një zyrtar nga policia boshnjake konfirmon për agjencitë e lajmeve rajonale se të mërkurën u ndalua në kufi të Bosnjës një kamion që kishte udhëtuar përmes Malit të Zi nga Shqipëria. Rreth 155 kg lëndë narkotive e llojit kanabis sativa u gjet e fshehur në kamion. Policia arrestoi 2 personat që ndodheshin në kamion, dhe disa orë më vonë prangosi 5 persona disa në veri të Tuzlës që dyshohet se mundësonin kalimin e drogës nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, dhe disa nga Banja Lluka, që ishin pritësit e lëndës.
Droga nuk u kap pas një aksioni rutinë, por ishte një operacion që kishte muaj që po operohëj nga policia ndërmjet bashkëpunimit mes policisë së shteteve si Bosnja, Mali i Zi, Serbia e Sllovenia.
Trafiku i drogës është kthyer dhe në luftën kryesore të policisë së këtyre shteteve. Që nga viti 1990 pas luftrave në Ballkan në këto shtete ka lulëzuar për shumë vite trafiku I armëve dhe drogës.
(d.b/BalkanWeb)