Liga, Bajern-Lion gjysëmfinalja tjetër e Champions
TIRANë- Për herë të parë që nga viti 2003 asnjë ekip anglez nuk arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi dhe shpresa e fundit e futbollit britanik, Mançester Junaitid, u eliminua në çerekfinale nga Bajerni i Munihut. Kështu në katër më të mirat e këtij edicioni janë Barcelona (Spanjë), Inter (Itali), Bajerni (Gjermani) dhe Lioni (Francë).
Trajneri i Mançester Junaitid, Aleks Fergusoni, hodhi në fushë nga minuta e parë sulmuesin Uejni Runi (u zëvendësua në minutën e 55-të), por “djajve të kuq” nuk u mjaftoi fitorja 3-2 në “Old Trafford” ndaj Bajernit, pasi gjermanët kishin fituar një javë më parë 2-1 në “Alianc Arena”.
Mançesteri shënoi dy gola shumë të shpejtë, me Gibsonin në minutën e 4-të dhe tre minuta më pas me anë të Nanit. Ky i fundit, katër minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, i çoi shifrat në 3-0 dhe rezultatin e përgjithshëm në 4-2 për “Djajtë e kuq”.
Në minutën e 43-të, Ivica Oliç shkurtoi diferencën, duke i dhënë një reze shprese Bajernit. Në të 50’, Da Silva i Mançesterit u ndëshkua me kartonin e kuq, duke ia lehtësuar punën bavarezëve. Arjen Roben (74’) shënoi një gol sensancional me një goditje volej, duke u shndërruar sërish në lojtarin “kualifikues” pasi ishte holandezi ai që eliminoi në një të tetat Fiorentinën në humbjen 3-2 të bavarezëve në Firence.
Lioni u bë ekipi i katërt i kualifikuar në gjysmëfinale, pavarësisht se humbi 1-0 me Bordonë në derbin e gjithë francez. Golin e vetëm për “zhirondinët” e shënoi sulmuesi çamak në minutën e 45-të, por që nuk mjaftoi për t’u kualifikuar pasi shtatë herë kampionët e Francës e kishin fituar takimin e parë 3-1. Lioni do të përballet në gjysmëfinale me Bajernin, ndërkohë që fituesi i këtij çifti do të diskutojë finalen e madhe të Madridit me triumfuesin e dyshes Inter-Barcelona.
(d.b/BalkanWeb)