Intrigat në Asamblenë e Edvinit, si plenumi i Beratit
Edvin Rama i ka mashtruar të gjithë socialistët. Ai refuzon të diskutojë e të vendosë sot për ndonjë program të mundshëm politik, pasi është përqendruar vetëm tek ndryshimet statutore që do t’i mundësojnë përjashtimin e kritikëve nga strukturat drejtuese. Me spastrimin e partisë, Rama s’është i interesuar për alternativë, megjithatë, për fashitjen e polemikave, ai planifikon një tjetër karikaturë të “Dialogut me Shqipërinë”
Duket se ka marrë fund metodika e Edvin Ramës në udhëheqjen e Partisë Socialiste me sloganet rozë “përtej të majtës dhe të djathtës”. Projekti i ri s’faktorizon debatin e hapur dhe legalizimin e mendimit kritik, por më tepër ndërthur imponimin e respektimit të linjës së kryetarit dhe se anëtarësia e thjeshtë nuk do të ketë asnjë rol ndikues në PS-në qendrore. Tendenca e re e Edvinit, për t’i bërë ballë presioneve në selinë rozë dhe çarjen e thelluar mes partisë dhe elektoratit, po luan një rol tjetër, atë të shfajësimit dhe mbajtjes me zor të pushtetit partiak në PS. Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste, e cila zhvillon punimet gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar edhe një fatalitet të turpshëm teksa, aludimet për një projekt të quajtur si “Programi i ri politik i PS-së”, jo vetëm që nuk do të jetë në rendin e ditës së Asamblesë, por as që ka ekzistuar ndonjëherë. Zhurmnaja për një program të mundshëm politik, nuk e kapërceu pragun e një mashtrim të Edi Ramës, i cili ndërsa prej kohësh tërheq zvarrë deputetët e PS-së, qofshin apo jo, të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, pritet të marrë fund sot, kur ky program, jo vetëm që nuk do të jetë në rendin e ditës së diskutimeve të Asamblesë Kombëtare, por do të shtyhet për një afat të pacaktuar. E thënë më shkoqur, ky program i mundshëm politik, ndërsa nuk do të jetë sot, objekt diskutimi, nuk do të ketë këtë fat të mundshëm as në kongresin e PS-së, të pas disa ditëve. Edi Rama, ka llogaritur që deri në zgjedhjet lokale, të shkojë me mashtrimin e hartimit “sot apo nesër” të një programi të mundshëm politik të partisë që ai drejton, program që i mungoi kësaj partie edhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, për Kuvendin e Shqipërisë. Pas dështimit në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit dhe dobësimit të frikshëm të pozitave në PS, Edvini ka menduar një metodikë tjetër, për mbajtjen e karriges së kryetarit të socialistëve dhe njëherazi konsolidimin e asaj të bashkisë së Tiranës. Interesi personal i Edi Ramës, tashmë po merr përmasa edhe më të gjëra, teksa ka pranuar haptazi dështimin e filozofisë së udhëhequr prej tij, për 5 vite me radhë, që prej dorëheqjes së liderit historik të PS-së, ish-kryetarit Fatos Nano. Asambleja pritet t’i japë paralajmërimin final Lëvizjes për Mendim Ndryshe dhe çdo mendimi kritik në PS, për përjashtimin e tyre nga radhët e partisë, gjatë punimeve të Kongresit të 18 prillit. Kësisoj, përmes ndjekjes së kësaj linje, Edi Rama, mendon të rrisë presionin në radhët e partisë dhe njëherazi mbajtjen me dhunë të pozitave të favorshme në PS. Skema për këtë është gati, ndërsa Statuti, i partisë nuk do të ndryshojë, gjë që do të thotë, se nuk do të mundësohet zyrtarizmi i mendimit ndryshe, apo e fraksioneve, Asambleja Kombëtare e PS-së, do të ketë të vetmin qëllim të saj kryesor, hapjen rrugë dhe realizimin më pas nga të gjitha strukturat drejtuese të partisë, i zërave të mendimit ndryshe. Disa delegatë të përzgjedhur nga Edi Rama, do të kërkojnë dhe propozojnë sot një votëbesim të Asamblesë Kombëtare dhe pas kësaj, në kongresin e 18 prillit, gjithë deputetët, por edhe emrat e tjerë të Lëvizjes për Mendim Ndryshe, do të përjashtohen edhe nga ky forum drejtues dhe përfundimisht nga të gjitha strukturat drejtuese të PS-së.
...