E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton rritjen e kompensimit të energjisë

Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveria ka miratuar dje rritjen e vlerës së kompensimit të energjisë elektrike për disa kategori në nevojë. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, kategoritë përfituese, duke filluar nga data 1 janar i vitit 2010, do të përfitojnë 640 lekë kompensim të energjisë nga 500 lekë që ishte më parë. Shkak për rritjen e vlerës së kompensimit është bërë rritja e çmimit të energjisë, e cila i përket fillimit të këtij viti. Rritja e kompensimit është bërë pas propozimit të bërë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve sociale, e cila kaloi projektin në qeveri vetëm pak ditë më parë. Në bazë të këtij vendimi, do të jenë disa kategori përfituese, të cilat do të tërheqin edhe shumat për muajt që kanë kaluar.
Kompensimi
Vendimi përcakton rritjen e masës së kompensimit financiar me 140 lekë në muaj për çdo përfitues, duke e çuar në total masën e kompensimit të energjisë elektrike në shumën 640 lekë/muaj për çdo përfitues, mbështetur në nivelin e ri të çmimit të miratuar nga ERE. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për një ndryshim në vendimin “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”. Ky vendim përcakton rritjen e masës së kompensimit financiar me 140 lekë në muaj për çdo përfitues, duke e çuar në total masën e kompensimit të energjisë elektrike në shumën 640 lekë/muaj për çdo përfitues, mbështetur në nivelin e ri të çmimit të miratuar nga ERE. Disa nga kategoritë që përfitojnë nga ky vendim janë: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjarët që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të punësuar në sektorin publik apo privat; kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, pa të ardhura; familjet e punonjësve buxhetorë me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të vetëpunësuar në sektorin privat.
Vendimi
Vendimi i marrë dje nga Këshilli i Ministrave parashikon kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në masën 640 lekë, nga 500 që ishte, pas rritjes së çmimit në fillim të këtij viti. Efektet financiare të këtij kompensimi do të fillojnë nga 1 janari i vitit 2010. Nga ky vendim do të vazhdojnë të përfitojnë familjet që mbështeten me ndihmë ekonomike, personat e paaftë për punë, të shpallur të tillë nga komisionet (KPCAP), punonjësit me pagë nën 35 mijë lekë, pensionistët e vetëm apo që kanë në ngarkim persona të tjerë. Për ti hapur rrugën miratimit të vendimit në qeveri, Këshilli Kombëtar i Punës miratoi pak ditë më parë Planin Social të Veprimit për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Çështjet Sociale, në kuadrin e Traktatit për Komunitetin e Energjisë. Në bazë të Planit Social të Veprimit qëndrojnë veprimtaritë për arritjen e qëllimeve të vendosura në Memorandum, të cilat garantojnë mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, sidomos atyre në nevojë, në përputhje me krijimin e një tregu të qëndrueshëm energjetik rajonal etj. Qeveria ka parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike, duke garantuar kompensim 100% të vlerës së rritur të energjisë për kategoritë në nevojë.

Kategoritë përfituese
1. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike
2. Familjarët që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar
3. Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti
4. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim
5. Familjet e punonjësve buxhetorë me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë, në muaj

Ky lajm është publikuar: 08/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›