Vizat, Moratinos i premton Bosnjes, hesht për Shqipërinë
SARAJEVE- Bashkimi Europian do të deklarojë në qershor liberalizimin e vizave për qytetarët boshnjakë. Këtë ka deklaruar dje në Sarajevë ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Moratinos.
Së bashku me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan James Steinberg, Moratinos zhvilloi nje vizite zyrtare ne kryeqytetin boshnjak.
Shefi i diplomacisë spanjolle shpreson se ky vendim do të bëhet i ditur me rastin e konferencës BE- Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë në fillim të qershorit.
“Ka ardhur momenti- ka konfirmuar ministri spanjoll- për vendimin e rëndësishëm dhe kushtet për afrimin e Bosnjes në BE dhe në NATO”
“Unë vërtet shpresoj se kur do të kthehemi në qershor, do të jem në gjëndje që në emër të BE-së të shpall zyrtarisht se më në fund populli i Bosnje Hercegovinës mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë BE-në “ ka thënë Moratinos, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE, për gazetarët.
“Mendoj se ka dicka që të gjithë qytetarët mezi po e presin dhe mendoj se ne jemi afër”- ka shtuar Moratinos.
Minsitri spanjoll emërtoi heqjen e vizave “si masë shumë konkrete e specifike për ti treguar qytetarëve të Bosnje Hercegovinës se gjërat janë duke ndryshuar”
Megjithatë ai paralajmëroi se varet nga krerët lokalë për të treguar gadishmërinë për të bërë progres në reformat e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare, nëse Bosnja dëshiron të bashkohet me BE dhe NATO.
“Ajo cka ne po i afrojmë atyre është një mundësi e re, një shans i ri për të lëvizur përpara .... ne kemi hapur derën, është në dorë të liderëve të vendosin cfarë duan të kontribuojnë dhe si ata duan që të hyjnë në fillimin e ri të Bosnje Hercegovinës- tha ai.
Sipas ministrit të Sigurisë së Bosnjes Sadik Ahmetovic, Bosnja i pa plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Brukseli për liberalizimin e vizave për vendet e zonës Shengen. Ahmetovic shtoi se boshnjakët mezipresin këtë vendim, sidomos pas dhjetorit kur u vendos liberalizimi i vizave për qytetarët serbë, malazezë dhe maqedonas.
Heshtje për Shqipërinë
Në deklaratën e tij Moratinos nuk ka përmendur Shqipërinë, vend i cili së bashku me Bosnje Hercegovinën u përjashtuan nga grupi i vendeve të Ballkanit të cilave u liberalizuan vizat në dhjetor 2009.
Ndërkombëtarët shpesh në deklaratat e fundit kanë bërë apel se kriza politike në të cilën ndodhet vendi ynë rrezikon të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe rrezikojnë perspektivën europiane të vendit.
Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Tiranë, (më 1 prill) zv presidenti i PE-së Xhovani Pitela shprehu gadishmërinë për tu impenjuar në shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave” . Nga ana e tij kryetari i PS-së Edi Rama, tha pas takimit me Pitelën se kishin ndarë bashkarisht urimin që heqja e vizave të ndodhte brenda muajit korrik.
Bosnja dhe kriza
Moratinos dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit James Steinberg ndodheshin që nga e marta në Bosnjë për të nxitur udhëheqësit vendit etnikisht të ndarë për të kapërcyer gjendjen politike e cila e ka ngadalësuar reformat e nevojshme për vendin për tu bashkuar në BE dhe në NATO
Gjatë qëndrimit të tyre në Sarajevë ato takuan me presidencën trepalëshe dhe përfaqësuesin e lartë të komunitetit ndërkombëtar Valentin Inzko, ndërsa gjatë ditës së dhjeshme kanë zhvilluar takime të ndara me liderët e 7 partive kryesore boshnjake.
Ata i kanë bërë thirrje për të hequr retorikën nacionaliste pasi vendi po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme në tetor dhe i kanë ftuar në përshpejtimin e refomave të kërkuara nga ndërkombëtarët për ti dhënë vendit një strukturë institucionale më shumë funksionale.
SHBA dhe BE- ka shtuar- kanë ardhur së bashku në Bosnje për të transmetuar mesazhin e mbështetjes, solidaritetit, shpresës por edhe të përgjegjshmërisë”.
Por liderët lokalë nuk janë ende të gatshëm për të përballuar reformat kushtetuse, në të cilën ndodhen konvergjencat mes tre komuniteteve serbe, kroate dhe muslimane.
Lufta e 1992- 1995 la Bosnjen të ndarë në dy gjysmë autonomi, Republika Srpska e serbëve dhe Federata myslimano- kroate. Të dyja ndajnë institucionet qëndrore, ndërsa secila ka qeverinë e vet. Ndërkombëtarët këmbëngulin në forcimin e rolit të organeve qëndrore për ta bërë vendin më funskional.
(Balkanweb)