E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë në Shkodër, pranga vëllezërve në Itali

Itali- Policia italiane ka ndaluar dy shqiptarë në Brescia, pasi ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Pas ndalimit, është bërë njoftimi i policisë shqiptare, e cila duhet të përgatisë dosjen për të mundësuar ekstradimin e tyre.

“Interpol Roma ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë shtetasit shqiptarë Taip Katica, 52-vjeç dhe vëllanë e tij, Genc Katicën, 36-vjeç, lindur në Shkodër”- thanë burimet policore.

Ata akuzohen si autorë të vrasjes në bashkëpunim të shtetasit Jetmir Dhampiri. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000, në lagjen “Partizani” në Shkodër. “Ky shtetas është vrarë me armë zjarri ndërsa po udhëtonte së bashku me shtetasin Ardian Bregasi me një makinë tip Lancia, me targa të huaja MI9E2632, në pronësi të shtetasit Ardian Bregasi”- shtojnë të njëjtat burime.

Hetimet e kryera për këtë ngjarje zbuluan se autor ishin dy vëllezërit, të cilët pas krimit u larguan në drejtim të paditur, për t’u strehuar në shtetin fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›