E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident trafiku, një i vdekur, katër të lënduar

Në Fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.

Deri te aksidenti ka ardhë nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushte të rrugës nga vetura e parë që drejtohej nga viktima mashkull i cili më pas në pjesën e përparme e godet automjetin e dytë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe katër pasagjerë meshkuj ndërsa nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë, njofton Policia e Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore ne Spitalin e Gjakovës. Trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›