Euro mbetet në kuota të larta në tregun valutor

Euro vazhdon të qëndrojë në vlera të larta përballë monedhës tonë vendase lekut. Kështu në kursin e këmbimit valutor një euro është shkëmbyer sot me mbi 139 lekë një vlerë e përcaktuar si relativisht e lartë. Po ashtu edhe dollari amerikan ka një vlerë relativisht të lartë dhe kështu një dollar është shkëmbyer sot me mbi 102 lekë. Ndryshimi i këmbimit valutor në vendin tonë vjen si rezultat i rritjes se importit ndaj vendeve perëndimore dhe uljes së eksportit. Një tjetër fakt është edhe ulja e prurjes së sasisë së euros prej emigrantëve sidomos të emigrantëve që ndodhen në Greqi. Në këtë vend ndodhet numri më i madh i emigrantëve shqiptar dhe për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer këtë vend ballkanik janë ulur dhe prurjet pranë familjeve në Shqipëri.