Kosovë/ Thaçi kërkon nga ministrat të bëhen gati për pyetësorin tregtar
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që të përmbyllin të gjitha punët dhe të jenë gati deri më 7 prill me të gjitha përgjigjet finale për pyetësorin e marrëdhënieve tregtare të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Kërkesa e kreut të Qeverisë është bërë të hënën gjatë takimit të rregullt ndërministror për pyetësorin e marrëdhënieve tregtare me BE-në.
I pari i qeverisë vlerëson se pyetësori për marrëdhëniet tregtare me BE-në duhet të konsiderohet i njëjtë me në procesin që del në kuadër të zbatimit të kritereve demokratike për integrimin evropian, andaj edhe duhet të bëhen reforma të thella në çdo dikaster.
Edhe pse data e 15 prillit është koha e dhënies së një përgjigje, Thaçi ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që të përmbyllin të gjitha punët dhe të jenë gati deri më 7 prill me të gjitha përgjigjet finale për pyetësorin.
"Koha për përgjigje në pyetësorin e marrëdhënieve tregtare të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian është me 15 prill, por unë do të kërkoja nga ju që takimi tjetër i përbashkët të jetë me 7 prill dhe ju duhet të jeni të përgatitur me të gjitha përgjigjet finale", ka thënë Thaçi.
Në këtë rast, kryeministri ka theksuar se marrëveshja tregtare e Kosovës me BE-në përmban elemente edhe nga procesi i stabilizim asocimit dhe është një parathirrje dhe parapërgatitje e shtetit të Kosovës për marrëveshjen e stabilizim-asocimit.