E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toti rikthehet për ndeshjen ndaj Interit

ROME- Françesko Toti është shumë pranë rikthimit, madje dëshiron ta bëjë këtë për ndeshjen e së shtunës ndaj Interit. Pas fitores me Udinezen, që e ka çuar në vetëm 4 pikë diferencën me kreun, verdhekuqtë tashmë shpresojnë në fitimin e titullit. Rikthimi i kapitenit duket vendimtar për ndeshjet e fundit të sezonit, ndërkohë që një formë të mirë po kalojnë edhe Luka Toni e Mirko Vuçiniç. Toti është stërvitur të hënën në qendrën stërvitore të Trigorias, por trajneri Ranieri nuk ka ndërmend ta hedhë në fushë për takimin e të mërkurës kundër Bolonjës, duke menduar për supersfidën ndaj Interit të Murinjos. Ai nuk luan që prej ndeshjes së 13 shkurtit Roma-Palermo, megjithatë skuadra kryeqytetase nuk është ndalur gjatë kësaj periudhe, duke e çuar në vetëm 4 pikë diferencën me Interin kryesues.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›