Bosnje, sondazh:88 për qind proanëtarësimit në BE
SARAJEVE- Nëntë në dhjetë boshnjakë mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian dhe shprehen se autoritetet duhet të punojnë për vënien në zbatim të reformave paraprake me këtë objektiv, mësohet nga një sondazh i bërë publik sot nga qeveria.
Sipas këtij sondazhi, më tepër se 88 për qind e personave të pyetur deklaruan se e mbështesin anëtarësimin e Bosnjes në bllokun evropian.
Sondazhi u realizua nga Drejtoria boshnjake e integrimit evropian pranë 1 200 personave.
Bosnja është në vendin e fundit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë të gjitha kandidate ose kandidatë të mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me Kroacinë në krye, që shpreson të anëtarësohet në BE në vitin 2012.
Në Bosnje, reformat e nevojshme për afrimin me BE kanë mbetur në vend që prej pesë vjetëve për shkak të përçarjeve etnike.
Mbështetja për anëtarësimin e vendit në BE është e rëndësishme në tre komunitetet kryesore: rreth 78 për qind e serbëve, 85 për qind e kroatëve dhe 97 për qind në radhët e komunitetit mysliman.
Përveç kësaj, rreth 93 për qind e personave të pyetur, nga të trija komunitetet, mendojnë se autoritetet duhet të përshpejtojnë reformat e kërkuara nga Brukseli.
(atsh/balkanWeb)