Euro 2012, Italia kërkon pikë në "ferrin" slloven
TIRANE-Europianin 2012 do të nisë sot me ndeshjet e pesta në grup, thelbësore për fatin e shumë skuadrave në këtë kompeticion. Tre janë betejat më të forta të ditës së sotme, Slloveni-Itali, Hungari-Holandë dhe Spanjë-Çeki, ndërkohë që nesër spikasin derbi britanik mes Uellsit dhe Anglisë si edhe derbi nordik, Norvegji-Danimarkë. Italia e Çezare Prandelit, do të ketë një nga testet më të vështira ditën e sotme, pasi do të përballet me një skuadër në dukje, kopjon më së miri Italinë e vjetër. Sllovenët bëjnë një futboll mbrojtës dhe janë shumë kompaktë. Madje, e kanë treguar këtë në përballjet me Rusinë në plejof, kur skuadra e Matjazh Kek arriti të triumfonte. "Ka nga ata që thonë se jam i pafat, sepse stërvis një skuadër të Serisë B, përsa i përket talentit në krahasim me skuadrat e shkuara, - tha Prandeli. - Por, po ju them që duhet të besojmë te Bufon, sepse ai ka luajtur në Serinë B me Juventusin dhe e di mirë si fitohet", shtoi tekniku i kombëtares italiane, duke përdorur një batutë në lidhje me kritikat. Slloveni-Itali është një ndeshje kyçe për të kaltërit, të cilët ende nuk e kanë pësuar humbjen e parë në grup. "Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Sllovenia ka shumë entuziazëm dhe një forcë të madhe fizike, - komentoi më tej Çezare Prandeli. - Ne kemi për detyrë të ngremë bazën e futbollit tonë. Duhet të nisemi edhe ne nga sektori i të rinjve siç kanë bërë sllovenët", shtoi ai.
Dhuna
Mediat italiane i kanë dhënë shumë rëndësi faktit që në Slloveni mund të ketë akte dhune mes tifozëve, duke parë edhe atë çfarë ndodhi në Xhenoa më 12 tetor. "Të gjithë duhet të mendojnë për atë çfarë po ndodh në Libi dhe Japoni, para se të mendojnë për dhunë. Ky sport është i mrekullueshëm, sjellja jonë duhet të jetë në funksion edhe të 150 vjetorit për bashkimin e Italisë", komentoi Prandeli. Në grupin C, Italia ka 10 pikë, ndërsa Sllovenia 7 dhe kjo e bën akoma më të fortë betejën e sotme.
Holanda
Një tjetër betejë e rëndësishme e ditës së sotme është ajo mes Hungarisë dhe Holandës, e vlefshme për grupin E. Tulipanët kanë marrë 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para, por sot do të zbresin në fushë pa disa prej futbollistëve kryesorë. Van Bomel, Huntelar, Roben apo portieri Stekelenburg, do të jenë jashtë për arsye dëmtimi. Një tjetër mungesë është ajo e Najxhell De Jong, i cili është lënë jashtë nga trajneri Bert Van Marvijk për shkak të ndërhyrjes së rëndë ndaj Hatem Ben Arfa, të cilit mesfushori holandez i theu këmbën. Hungarezët ndërkohë janë vetëm 3 pikë mbrapa dhe shpresojnë shumë që të arrijnë në Europian. Një vit më parë, Holanda fitoi 6-1 ndaj "magjiarëve" në Amsterdam, në një miqësore para Botërorit 2010. "Të gjithë në skuadër janë të përgatitur mirë mendërisht. Do të ndeshemi me një nga skuadrat më të mira në botë", tha trajneri Sandor Egervari, që zëvendësoi në korrik Ervin Kuman.
(d.b/BalkanWeb)