Bostinaru: Qeveria, të zgjidh krizën

Zv.kryetari i delegacionit për EJL në Parlamenti Europian Victor Bostinaru në një mesazh drejtuar qeverisë shqiptare i këkon kësaj të fundit të gjejë një zgjidhje.
"Qeveria dhe Kryeministri duhet të jenë në Kuvend për të realizuar më në fund, për të negociuar për zgjidhje politike për të zgjidhur krizën ekzistuese politike" theksoi Bostinaru duke shtuar se beson se kryeministri Berisha dhe partia e tij do të ndërmarrin vendime të zgjuara për mirëfunksionimin e parlamentit por gjithashtu për të mirën e vendit.
Sipas tij nëse nuk ndodh zgjidhja e krizës atëherë kryeministri Berisha duhet të jetë përgatitur për kostot.
Ndërkohë në lidhje me mosmiratimin e propozimeve të PS-së për hapjen e kutive nga komisioni i ligjeve Bostinaru theksoi se kryeministri berisha dhe partia e tij vazhdimisht në mënyrë të përsëritur i kanë premtuar Europës se ata do të gjejnë zgjidhje, se do të punojnë së bashku me Partinë Socialiste për një zgjidhje politike dhe tani është koha e duhur për ta bërë këtë.
"Nëse nesër mazhoranca do të vendosë të refuzojë propozimet e Partisë Socialiste kjo do ti kushtojë. Dua të jem i qartë: do të jetë me kosto, pasi Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen Parlamentit Europian dhe nëse nuk do ketë zgjidhje si një anëtar i delegacionit për Europën Juglindore nuk do të isha thjesht dhe vetëm i shqetësuar po do ta konsiderojë këtë si një dështim të angazhimeve europiane të Shqipërisë dhe konseguencat do jenë në përputhje me këtë. Por shpresoj ende se vendime të zgjuara do të ndërmerren nesër nga mazhoranca dhe në fund do të kemi një zgjidhje politike" përfundoi Bostinaru.