E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon, apel parlamentit për hetimin e zgjedhjeve

Eurodeputetja Tanja Fajon i ka bërë apel parlamentit shqiptar për hetimin e zgjedhjeve. Duke iu referuar kërkesave të opozitës shqiptare për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit Fajon theksoi se qeveria duhet të plotësojë kërkesat e opozitës.
"Qeveria duhet të veprojë tani që opozita ndodhet në parlament" theksoi Fajon duke shtuar se duhet të bëhet hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve.
Ndërkohë në mbledhjen e djeshme komisioni i ligjeve miratoi disa prej pikave të draftit të propozuar nga ana e Partisë Socialiste, por rrëzuan një nga nenet ku ka konsistuar kërkesa më kryesore e PS, neni 4, për hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›