E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamdi Haklaj i shpeton burgut perjete

/ /

Haklaj i cili aktualisht gezon statusin e azilantit politik ne Suedi i shpetoi burgimit te perjetshem per shkak te gjykimit te tij me kohe te shkurtuar ne Gjykaten e Tiranes. Vendimi qe caktoi perfundimisht 25 vite burg ne mungese per Hamdi Haklajn u shpall dje nga gjyqtari Gerd Hoxha. Haklaj u deklarua i fajshem per akuzat e vrasjes se Besim e Guxim Demes si edhe te Halil Hoxhes ngjarje te ndodhura ne vitet 1993 dhe 1998 ne rrethin e Tropojes. 
VENDIMI
Pas 25 seancash gjyqesore Gjykata e Tiranes i dha fund dje shqyrtimit gjyqesor te dosjes me te pandehur Hamdi Haklajn. Nga shqyrtimi i provave te paraqitura nga palet ne proces dhe kerkesave perfundimtare te tyre gjykata vendosi deklarimin fajtor te te pandehurit Haklaj per akuzat e vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Sipas gjykates rezultonte e provuar se Haklaj ishte autori i vrasjes me arme zjarri te Besim e Guxim Demes ne vitin 1993 si edhe i vrasjes se Halil Hoxhes 5 vite me pas. Gjykata pranoi kerkesen e Prokurorise per burgimin e perjetshem te Haklajt por per shkak te menyres se gjykimit te kesaj dosjeje ne Gjykaten e Tiranes ne denimin e tij perfundimtar ai u denua me 25 vjet heqje lirie. Ne fillim te gjykimit te kesaj dosjeje gjykata kishte pranuar kerkesen e avokatit te Haklajt qe gjykimi te behej me kohe te shkurtuar ne gjendjen qe ishin aktet. Kjo menyre gjykimi lejon si denim maksimal ate me 25 vjet burg. Ne seancen e konkluzioneve perfundimtare te akuzes Prokuroria kerkoi denimin me burgim te perjetshem per Haklajn per vrasjen e Besim e Guxim Demes si edhe 25 vjet burg per vrasjen e Halil Hoxhes. Sipas Prokurorise vrasja e vellezerve Dema kishte pasur si motiv nje konflikt banal mes tyre dhe vellait te te pandehurit Shkelqim Haklajt. Kjo ngjarje ka ndodhur ne nje vend pelegrinazhi ne malin e Shkelzenit. Po sipas akuzes vrasja e Halil Hoxhes ka ndodhur per motive te hakmarrjes. Procesi gjyqesor ndaj Hamdi Haklajt nisi ne Gjykaten e Tiranes ne maj te vitit 2008. Fillimisht dosja ndaj tij u regjistrua ne Gjykaten e Tropojes por per shkak te konflikteve te njohura te familjes Haklaj ne kete rreth rendesise se dosjes dhe specifikave te saj ajo u transferua per gjykim ne Tirane.                           ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›