Rusia nuk tërhiqet nga raketat në Kaliningrad
Moskë - Ministria e Punëve të Jashtme ruse sqaron se komentet mbi një pezullim nga Rusia të dislokimit të raketave Iskander në rajonin e Kaliningradit (perëndim) janë pa vend. Përmes një komunikate për shtyp, selia qëndrore e diplomacisë ruse bën të ditur se dislokimi i raketave ruse varet nga ai i mbrojtjes amerikane antiraketë. Pa mbrojtjen amerikane antiraketë, nuk do të ketë raketa ruse Iskander në rajonin e Kaliningradit, po nëse kjo mbrojtje disklokohet, ne do të përgjigjemi", paralajmëroi ministria ruse”.