Nis procesi zgjedhor, Al Maliki kërkon tjetër mandate
Tiranë Pesëmbëdhjetë milionë irakianë filluan sot të votojnë për të zgjedhur këshillat e tyre lokalë nën masa të larta sigurie nga policia dhe ushtria në zgjedhjet e para që prej 2005-ës dhe pas rënies së dhunës. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit. 6.500 qendrat e votimit priten të mbyllen në orën 17:000 lokale. Këto zgjedhje rajonale, sipas ndërkombëtarëve, përbëjnë një test për qeverinë irakene, sesa ka arritur ky vend të ketë stabilitet dhe qëndrueshmëri.