Incidentet e para në Irak, predha mbi qendrat e votimit
Tikrit - Nis me incidente procesi zgjedhor në Irak. Policia njofton se tre predha mortajash ranë sot pranë qendrave të votomit në qytetin e Tikritit, vendlindja e diktatorit Sadam Husein, 150 kilometra në veri të Bagdadit. Ndërkohë, policia irakinae ka marrë mas atë rrepta për ruajtjen e sigurisë në vend.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë vlerësuar se zgjedhjet e lira në këtë vend do të ishin një hap i rëndësishëm në integrimin e vendit dhe në ndarjen e tij nga e kaluara. Emisari special në Irak i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Staffan de Mistura, shkoi simbolikisht sot në një qendër votimi të krahinës së Anbarit (perëndim) ku zgjedhjet e 2005-ës u bojkotuan në mënyrë masive nga sunitët. Kjo qendër votimi kishte regjistruar një pjesëmarrje prej vetëm 2 për qind herën e fundit, një nga më të ulëtat në vend. Ne erdhëm këtu qëllimisht", i tha ai shtypit përpara një qendre votimi pranë Ramadit (110 km në perëndim të Bagdadit).