Vret djalin pse shkoi në dasmën e dajës, me të cilin nuk fliste
Krimi në familje ka tronditur mbrëmjen e djeshme rrethin e Beratit. Një 65-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij 36 vjeç për shkak të pjesëmarrjes së viktimës në një dasmë.
Y.C, 65 vjeç nga fshati Arrëz ka qëlluar brenda banesës djalin e tij duke e lënë të vdekur për shkak se ky i fundit kishte marrë pjesë në dasmën e dajës me të cilin i ati nuk fliste prej kohësh.
Autori i vrasjes i është dorëzuar policisë pas disa minutash.