E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktoria e Bashës?

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 13:46

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka mbajtur për shumë kohë sekret emrin e vajzës së dytë, e cila lindi në Holandë pak ditë më parë.

Thuhet se disa kohë para lindjes, ai dhe bashkëshortja e tij kanë menduar ta quanin vajzën Viktoria, një emër që lidhej edhe me fitoren e tij në Tiranë, por duke qenë se zgjedhjet u zgjatën pafundësisht, emri u mbajt sekret derisa fitorja e tij të kristalizohej. Prandaj e kanë quajtur Viktoria, që do të thotë fitore.

Nuk e dimë nëse ai kishte menduar një emër alternativ në rast humbjeje të zgjedhjeve, megjithatë emri i vajzës së dytë tashmë është vendosur. (Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›