Bota është e Kosovës!
Java e shkuar ishte e mbushur me ngjarje dhe kthesa të papritura dhe shokuese për opinionin shqiptar, veçanërisht në Mal të Zi. Të shkojmë me radhë.
Shok nr. 1 - Votimi i rezolutës së Serbisë në OKB
Të mërkurën që shkoi, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua rezoluta të cilën e parashtroi delegacioni i Serbisë, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që të japë mendimin konsultativ lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 77 shtete votuan për rezolutën, 6 votuan kundër dhe 74 ishin të përmbajtura. Në numrin e kaluar të “Kohës Javore” kam konstatuar që gjatë muajve të kaluar, Serbia ka kaluar në avantazh diplomatik sa i përket lobimit kundër shtetit të sapoformuar të Kosovës. Mirëpo, rezultati i votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ishte aq shokues saqë, për momentin, besoj se nuk ka pasur shqiptar i cili nuk e ka ndier veten rëndë, sikur t’i ikë trualli nën këmbë. Megjithëse, sipas ligjeve të pashkruara të komunikimit, të jesh i përmbajtur, do të thotë të jesh kundër, por në një mënyrë tjetër, ndjenja nuk ka qenë aspak e këndshme. Fitohet përshtypja se inkurajimin më të madh për parashtrimin e një rezolute të tillë Serbia e ka marrë pikërisht nga fakti se Kosova nuk pranohej nga fqinjët si shtet, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Shok nr. 2 - Njohja e Kosovës nga Mali i Zi
Sapo kaloi ndjenja shokuese lidhur me votimin e kësaj rezolute, të enjten, më 9 tetor, erdhi lajmi tjetër shokues. Në koordinim me qeverinë e Maqedonisë, qeveria e Malit të Zi, në seancë të jashtëzakonshme, në mbrëmjen e 9 tetorit, mori vendim unanim që Mali i Zi ta njohë Republikën e Kosovës.
Lajmi ishte shokues sepse të mërkurën, më 8 tetor, delegacioni i Malit të Zi në OKB votoi për rezolutën e Serbisë, edhe pse analistët pritnin se do të ishte i përmbajtur. Po ashtu, kjo ishte gjë e papritur, duke pasur parasysh faktin se momentet më të përshtatshme për njohjen e Kosovës kishin kaluar, pra, pranvera dhe vera. Pse? Nga shkaku i thjeshtë se një vendim i këtillë, i rëndë për Malin e Zi, ka mundur të aprovohet pa shumë probleme në momentin e parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur filloi hovi i njohjes së Kosovës nga shtetet më të rëndësishme të botës. Në atë hov, njohja nga Mali i Zi do të kishte qenë vetëm edhe një akt i natyrshëm. Në momentin e tashëm, ky vendim ka qenë i vështirë të merret nga shkaku se është forcuar presioni i partive të bllokut serb, si atyre të vjetra, ashtu edhe atyre të reja, të cilat janë profiluar si të tilla pikërisht lidhur me çështjen se a duhet të njihet Kosova apo jo.
Lobimi heroik i Rodrik Murit
Historiku i arritjes dhe i njohjes së pavarësisë së Kosovës ka treguar edhe një herë se populli shqiptar, në tërësi, kudo që të jetojmë dhe brenda çfarë kufijsh, ka një borxh të madh ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ti përsërisë fjalët e Fan Nolit të cilat i tha në kampin Fort Devens, duke u folur rekrutëve amerikanë me gjak shqiptar, në vitin 1918. "Si t`ia kthejmë borxhin Amerikës?", - e shtroi pyetjen ai, duke e rikujtuar se Presidenti Uillson i kishte premtuar në një bisedë jozyrtare se në Konferencën e Paqes në Paris, e cila kishte për të filluar më 1919, do ta përkrahte Shqipërinë. Premtimin edhe e mbajti.
Nuk dua ta rikujtoj kronologjinë e mbështetjes që Amerika ia ka dhënë kauzës shqiptare në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Atë e dimë të gjithë. Dua vetëm ta rikujtoj lobimin e ambasadorit amerikan në Podgoricë, Rodrik Mur, i cili ka qenë i palodhshëm në punën e tij që Mali i Zi ta njohë Kosovën, sepse, duhet të bëjmë dallim mes njohjes së Kosovës nga Mali i Zi dhe njohjes nga Maqedonia. Shqiptarët në Maqedoni, që përbëjnë 1/3 e popullatës, kanë qenë në pozitë të bëjnë lobim të fuqishëm politik dhe ekonomik si dhe presion mbi qeverinë e Maqedonisë që ta njohë Kosovën, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi, me 7% të popullatës, edhe pse mjaftuan për t’ia sjellë pavarësinë këtij vendi, nuk kishin mundësi reale (ekonomike, politike, sociale) për lobim. Zërat e intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë në favor të njohjes së Kosovës ishin si zërat në shkretëtirë. Rodrik Mur ka qenë ai që ka bërë lobim, për të cilin nuk ka term tjetër, përveç të cilësohet si heroik, sepse është dashur shumë shkathtësi diplomatike që të punohet në favor të Kosovës në një vend ku 32% të popullatës deklarohen si serbë etnikë.
Bota është e Kosovës!
Më duhet ta rikujtoj një titull kënge të grupit anglez, Depeche Mode: "The World Is Mine" (Bota është e imja) dhe ta riformuloj pak, "Bota është e Kosovës". Vërtet, vetëm pasi u njoh edhe nga fqinjët, pavarësia e Kosovës u bë pavarësi në kuptimin e plotë të fjalës.