E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kataklo”, zjarri italian në Tiranë

Kanë fituar një famë të madhe në Itali, për shkak të kombinimit të natyrshëm të baletit, akrobacisë dhe plastikës. Është një vepër origjinale, e cila dje ka zgjedhur skenën shqiptare për të performuar në kuadër të edicionit VIII të Javës së Gjuhës Italiane në Botë. Për herë të parë në Shqipëri trupa “Kataklo” ka dhënë mbrëmë një spektakël me kërcime akrobatike në Pallatin e Kongreseve, organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Trupa nën drejtimin e koreografes Giulia Staçioli i ka paraqitur publikut një antologji, e cila përmblidhte koreografitë më të mira të saj.

Eksperimentojnë me kërkimin ekspresiv, duke i bashkëngjitur kërcimit bashkëkohor forcën atletike të gjimnastikës. Ajo ishte e ndarë në disa pjesë ku secila kishte një kohëzgjatje prej një minute. Në plan të parë vihet re stili i një prej shoqërive evropiane gjithëpërfshirës, i cili vë në lëvizje kreativitetin mes një gjuhe të thjeshtë lehtësisht të adaptueshme dhe lëvizjeve të pazakonta trupore, hapave të kërcimit, evolucionit gjimnastikor, atij ritmik, gjesteve komike dhe ballafaqim teatral.

“Kataklo” ka shfaqur prej vitesh kudo nëpër botë spektakle të tilla, ku harmonizohet natyrshëm kërcimi dhe atletika, gjë që u ka krijuar një klimë të favorshme për të qenë të famshëm në Itali, apo në shumë teatro dhe piaca të ndryshme ndërkombëtare. Programi i shfaqjes përfshinte një antologji koreografish, disa prej të cilave kanë dalë nga shfaqjet e repertorit, ndërsa disa të tjera janë krijuar enkas për ngjarje të tilla. Kontaktit të pamundur mes kërcimtarëve që lëvizin të shpërqendruar nga forca e gravitetit, duke lënë mënjanë rregullat dhe ekuilibrimin e mundshëm, i shndërrojnë interpretuesit në qenie të një bote jashtë materies, të cilët jetojnë në një univers të çuditshëm. Kërcimtarët, gjimnastë të nivelit olimpik, shpikin diçka mes atletikes imagjinare dhe teatrit, duke shkëmbyer vizionet për të përforcuar gjuhët dhe duke formuar një imazh të ri të teatrit.

Në rolet e kërcimtareve, Staçioli ka pasur ndihmën e Jessica Gandinit. Muzika, e zgjedhur enkas për t’iu bashkangjitur forcës evokuese të momenteve të ndryshme koreografike, është përzgjedhur nga disa autorë, ndërsa për kostumografin është kujdesur Sara Costantinit, të cilat ngjyrosen nga reflekset e dritave, të zgjedhura nga Andrea Mostachetti. Trupa është themeluar në 1995 nga Giulia Staçioli, koreografe e zjarrtë dhe përgjegjëse artistike, një gjimnaste e kombëtares olimpike dhe kërcimtare e të famshmit Momix.

Ermi i trupës Kataklo vjen nga greqishtja e lashtë, që do të thotë “unë kërcej duke u përkulur dhe duke u përdredhur”.

Dje Katako numëron pesë shfaqje origjinale të ekzekutuara në të gjithë botën si “Indiscipline” një punë e fillimeve të 1996, “Kataklopolis” (1999), “Up” (2002), “Livingston” (2005), “Play” (2008). Kësaj eksperience të konsoliduar në krijimin e shfaqjeve speciale i shtohen pjesëmarrja në aktivitete të herë pas hershme sportive e në shfaqjet televizive. Shfaqja përpara Papës Giovanni Paolo II në sheshin San Pietro me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në Olimpiadën e Sindey, në Ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Torinos 2006, Viti i Ri në Hong Kong, në Fringe Festivalin e Edimurgo, janë vetëm disa nga manifestimet e rëndësishme ndërkombëtare në të cilat kjo trupë është ftuar të marrë pjesë. Në 2008, “Kataklo” ka vënë në skenë me sukses shfaqjet e veta në shumë shtete të botës dhe për t’u përmendur është pjesëmarrja në Olimpiadën e Kulturës 2008 të Pekinit, në të cilën ka përfaqësuar Italinë nën mbështetjen e Ministrisë së Punëve të jashtme dhe të Institutit Italian të Kulturës.

“Kataklo” lindi nga intuita dhe krijimtaria e Giulia Staçiolit, duke u mbështetur vetëm në një filozofi, Kërcimtarë, të varur pezull në ekuilibër midis kërcimit, sportit e poezisë. Është një kombinim i cili ka pothuajse rreth dhjetë vite që vazhdon të ndjekë këtë parim. Kjo trupë është e para kompani italiane që ka krijuar këtë imazh të ri të atletikës dhe të teatrit. I shkëmben vizionet, duke zgjeruar mënyrat e shprehjeve dhe duke formuar një imazh të ri të teatrit, duke eksperimentuar me fuqinë shprehëse, duke shkrirë kërcimin bashkëkohor me forcën atletike të gjimnastikës. Metodologjia e Giulia Staçiolit, dhe drejtuese artistike e “Kataklos”, që e themeloi në 1995, lind nga përpunimi dhe përcaktimi i idesë koreografike. Në hapat e mëvonshëm të krijimit e kompozimit, kërcimtarët udhëhiqen përmes një udhe të ngushtë bashkëpunimi aktiv me krijimtarinë. Kështu pjesëtarët e trupës janë gjatë gjithë kohës të ngacmuar nga stimuj të ri krijues. Nën drejtimin artistik të Giulia Straçiolit e mbështetur që nga 2006 edhe nga kontributi i vlefshëm i Jessica Gandinit me një punë shumë të rreptë si ekip, trupa ka arritur një perfeksionim teknik e një kualitet shprehës të nivelit më të lartë, duke u bërë një nga eventet më të njohura në realitetin ndërkombëtar.

Suela Furriku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›