Biznesi gjerman, interes për investime në energji
Vlera e investimeve gjermane në Shqipëri pritet të rrisë gamën në fusha të ndryshme të ekonomisë vendase. Investitorët gjermanë kanë shprehur interes për të investuar në fusha të reja, siç është ajo në fushën e prodhimit termik dhe hidrik të energjisë, në porte, në përpunimin e mbetjeve urbane sipas standardeve të BE-së etj. Kjo është bërë e ditur dje në takimin që Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zhvilloi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Hartmut Schauerte. Investitorët gjermanë kanë ardhur në Shqipëri për të parë nga afër mundësitë që ofron Shqipëria për të investuar. Sekretari Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Hartmut Schauerte ka ardhur në Shqipëri në kuadër të konferencës ekonomike Gjermani-Shqipëri në krye të një delegacioni prej 80 sipërmarrësish gjermanë, nga kompanitë më prestigjioze të Gjermanisë. Z. Schauerte, pasi falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen, vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale në planin politik janë të shkëlqyera dhe se ato në planin ekonomik janë shumë të mira, por është e rëndësishme që të çohen në një nivel akoma më të lartë. Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë të Republikës Federale të Gjermanisë theksoi se konferenca ekonomike është një dëshmi e interesimit të madh të investitorëve gjermanë për të investuar në Shqipëri, si dhe një fryt i progresit të admirueshëm të Shqipërisë, si dhe konsolidimit të kuadrit ligjor të ekonomisë shqiptare, i cili është i dukshëm vitet e fundit. Kryeministri Berisha, duke iu uruar mirëseardhjen, shprehu mirënjohjen më të thellë ndaj qeverisë gjermane, për kancelaren Merkel, popullin gjerman, për ndihmën që i kanë dhënë zhvillimit të vendit tonë. Kryeministri theksoi se ka qenë e jashtëzakonshme ndihma ekonomike e Gjermanisë në të gjitha fushat dhe në të gjithë vendin, ndihmë që ka dhënë një kontribut shumë të madh në ndryshimin e Shqipërisë në fusha jetike për popullin shqiptar, si furnizimi me ujë, furnizimi me energji, rendi dhe siguria, arsimi etj. Vetë fakti, - vijoi Kryeministri, - që unë kam inauguruar një numër të madh projektesh të investitorëve gjermanë është dëshmi e një suksesi të vërtetë e biznesit gjerman në Shqipëri. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha përmendi projektet tejet të rëndësishme të unazës energjetike të Jugut, projektin për pastrimin e Liqenit të Ohrit, projektet e linjave të interkonjeksionit elektrik Tiranë-Podgoricë, Tiranë-Prishtinë etj. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se edhe në sistemin financiar institucioni prestigjioz financiar “Deutsche Bank” është një ndër investitorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Nga ana e tij, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë të Republikës Federale të Gjermanisë u shpreh se është e vërtetë që asistenca ekonomike gjermane është më e larta për frymë për Shqipërinë dhe theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i zhvillimit të dukshëm ekonomik të Shqipërisë, i zbatimit me rigorozitet të reformave në vendin tonë, i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare për investimet e huaja.
Kjo, - vijoi më tej, - z. Schauerte i ka dëshmuar Gjermanisë se asistenca financiare për Shqipërinë ka qenë plotësisht e merituar. Gjithashtu, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë të Republikës Federale të Gjermanisë theksoi se ka një interesim të madh të investitorëve gjermanë për të investuar në Shqipëri edhe në fushën e prodhimit termik dhe hidrik të energjisë, në porte, në përpunimin e mbetjeve urbane sipas standardeve të BE-së etj.
Shqipëria drejton bordin e biznesit të vendeve të Detit të Zi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi dje mbledhjen e bordit drejtues të biznesit të vendeve anëtare të Detit të Zi. Duke qenë se Shqipëria mban Presidencën e radhës së vendeve anëtare të kësaj organizate, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Gjokë Uldedaj, është president i bordit të biznesit. Në këtë kuadër kreu i Dhomës së Tregtisë vlerësoi në fjalën e tij bashkëpunimin që duhet të ekzistojë mes vendeve anëtare të BSEC-it. Sipas tij, takime të tilla që zhvillohen një herë në gjashtë muaj nga vendet pjesëmarrëse përfaqësuese të institucioneve të biznesit të vendeve përkatëse, marrin një rëndësi të veçantë, për faktin që ne i përkasim një rajoni me mundësi të mëdha shkëmbimesh tregtare dhe marrëdhëniesh ekonomike. “Atë që do ta konsideroja si të një rëndësie është dhe ngritja në nivelin e duhur të marrëdhënieve institucionale të institucioneve të biznesit të këtyre vendeve, e cila gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje të konsiderueshme, kjo për faktin e thjeshtë që komunitetet e biznesit kërkojnë nga ne që të rritet forca e shkëmbimit të informacionit në nivel të lartë, për të nxitur interesat e këtij komuniteti në qenien sa më pranë dhe për të shfrytëzuar ato potenciale që vendet tona respektive ofrojnë për njëri-tjetrin”. Kështu u shpreh kryetari i Dhomës së Tiranës, Uldedaj, duke theksuar faktin se “ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe do të vazhdojë të luajë një rol të tillë në drejtim të nxitjes së interesave të biznesit, për ta kthyer këtë në një mision aktiv dhe produktiv, për t’iu paraprirë fenomeneve të ndryshme që afron tregu global në kuadër dhe të globalizimit të tregjeve, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve mes vendeve respektive, në kuadër të aderimit të këtyre vendeve në institucione ndërkombëtare”. Sipas tij, këto takime janë të nevojshme për të shkëmbyer eksperiencën e njëri-tjetrit, për t’i kontribuar zhvillimit të ekonomisë globale dhe për t’u mbrojtur dhe nga fenomene, të cilat kohët e fundit janë prezentë siç janë ato financiare të ardhura nga Amerika, por që ndikojnë edhe në Evropë. Por ajo që mbetet ende për t’u bërë, sipas Uldedajt, konsiston në faktin se duhet më shumë nxitje e interesave të komunitetit tonë të biznesit, “duhet të jemi më aktivë sidomos në drejtim të shkëmbimit të informacionit në nivele institucionale”. Objektivi i Përgjithshëm i Këshillit të Biznesit të BSEC është promovimi i bashkëpunimit të biznesit në rajonin e Detit të Zi. Për të realizuar këtë objektiv, ai i ka përqendruar aktivitetet e tij në shpërndarjen e informacionit, në ndihmën ndaj SME-ve për të fituar konkurrueshmërinë, promovimin e investimeve të huaja direkte dhe të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit.
Rritet vlera e aksioneve në bursat aziatike dhe evropiane
Vlera e aksioneve në tregjet aziatike u rrit sot në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa Koreja e Jugut dhe Holanda kanë marrë masa për të nxjerrë nga situata bankat në vështirësi. Bursa e Hong Kongut dhe ajo e Australisë u mbyllën dje me një rritje prej mbi katër për qind, ndërsa ajo e Tokios me 3.5 për qind. Vlera e aksioneve në Korenë e Jugut u rrit me mbi 2 për qind, hera e parë që prej katër ditësh që shënon rritje. Tregjet kryesore evropiane shënuan një rritje prej rreth 2 për qind në këmbimet e mëngjesit.