Bota kërkon ndalimin e sulmeve izraelite ndaj RRipit të Gazës
Rripi i Gazës - Diplomacia ndërkombëtare ka reaguar ndaj sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Havier Solana, bëri thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" në Gaza.
Gjithashtu, edhe Moska zyrtare përmes një deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i bëri thirrje Izraelit të ndërpresë "operacionin e shkallës së gjerë" kundër Gazës dhe Hamasit t'u japë fund të shtënave me raketa kundër territorit izraelit, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse në një komunikatë.
Nga ana tjetër, Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kërkoi sot "ndalimin e menjëhershëm të të shtënave me raketa mbi Izraelin si dhe të bombardimeve izraelite në Gaza". Përmes një deklarate për shtyp, Sarkozi kërkoi zgjidhjen e situatës me rrugë paqësore.