E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota me sytë në Romë, sonte luhet miqësorja mes Italisë dhe Argjentinës

balo-dhe-papa“Faleminderit, Papa Francesco, ju falënderoj për ato 5 minuta”. Kështu ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social Twitter, Mario Balotelli pas takimit me Papën në Vatikan, i cili dje priti futbollistët e kombëtares së Italisë dhe Argjentinës, në prag të ndeshjes miqësore që luhet sonte në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë.

Prillin e kaluar, Federata e Futbollit Italian (FIGC) e ftoi zyrtarisht Argjentinën për të luajtur një miqësore me skuadrën e italiane më 14 gusht, pasi trajneri i Italisë Cesare Prandelli propozoi një lojë si kjo në nder të Papa Françeskos.

”Do të jetë pak e vështirë për mua që të bëj tifozllëk, por për fat të mirë kjo është një miqësore…”,-tha dje Papa Françesko teksa priti audiencën në Sallën Clementine, ku merrnin pjesë ekipet kombëtare të Italisë dhe Argjentinës, të cilët do të takohen sonte në mbrëmje në një ndeshje miqësore në nder të tij në ‘Stadio Olimpico’.

Bluza ‘Françesko’, e cila do t’i jepet Papës do të ketë nënshkrimet e të gjithë lojtarëve dhe ekipit teknik të Leo Messi-t.

Por ndeshja do të luhet pa Messin dhe Balotelli-n në fushë. Kompanitë e basteve kanë pikasur Higuain dhe Osvaldo-n, si dy futbollistët që duhet të gjejnë rrugën e golit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›