E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina del nga rruga në Mat, plagoset rëndë shoferi dhe dy pasagjerët

matMat- Një aksident me tre persona të plagosur ka ndodhur sot në mesditë në aksin Burrel-Klos.

Si pasojë e daljes nga rruga e automjetit tip ‘Benz’ rreth orës 12:00 në afërsi të urës Shulbater, ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

Për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit si dhe 2 persona që udhëtonin në automjet.

Policia konfirmon se më rëndë për jetën është shtetasi Gani Derguti 50-vjeç, drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›