E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Danimarka, eliminohet Kameruni

Danimarka mposhti Kamerunin 2-1 në ndeshjen tjetër të Grupit E duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e tyre ndërsa eliminoi nga gara ekipin afrikan. Samuel Eto’o e kaloi në epërsi Kamerunin në minutën e 10-të dhe u bë futbollisti i katërt (nga Kameruni) që shënoi gol në dy Kampionate botërore pas Roger Millas, Francois Oman Biyik dhe Patrick Mbomas.

Mirëpo, Danimarka u vërsul në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe atë e arriti në minutën e 33-të nëpërmjet sulmuesit të Arsenalit, Nicklas Bendtner. Mirëpo Kameruni kishte rast të rikthehet në epërsi në minutën e 43-të por Eto’o goditi shtyllën. Pas fillimit të pjesës së dytë Danimarka shtoi presionin dhe në minutën e 65-të arriti të kalon në epërsi pas golit nga Denis Rommedahl.

Kameruni kishte rastin të barazoj rezultatin por Achile Emana nuk arriti të shënon kur u gjend përball portierit Sorensen në minutën e 78-të. Kështu Danimarka arriti fitore të rëndësishme që e mban në garë ndërsa Kameruni i thotë lamtumirë Botërorit 2010 edhe pse duhet të zhvillojnë edhe një ndeshje në Grupin E, kundër Holandës.

Ndërsa Danimarka do të takohet me Japoninë në përballjen që do të përcaktoj se cila nga këto dy ekipe do ti bashkohet Holandës në rrethin e dytë të garës.

Grupi E

Holanda – Japonia 1:0
Kameruni – Danimarka 1:2

Tabela

Holanda 2 6 pikë
Japonia 2 3
Danimarka 2 3
Kameruni 2 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›