E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota pret me padurim rezultatin e zgjedhjeve amerikane

Njerëz në mbarë botën po presin me padurim rezultate nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet ekraneve televizive në shtëpi, hotele, bare e restorante.


Afrikanët po i kushtojnë më shumë vemendje këtyre zgjedhjeve sepse kandidati demokrat, Senatori Barak Obama, bir i një emigranti nga Kenia, është jashtëzakonisht popullor në Afrikë.
Etiopianët thonë se ata kurrë nuk kanë qëndruar gjithë natën pa gjumë vetëm për të pritur rezultatet e çfarëdo zgjedhjeve.


Në Senegal, mbulimi i zgjedhjeve në Amerikë ndiqet me entuziazës dhe çdo rezultat i njoftuar në favor të senator Obamës pritet me thirrje gëzimi.


Anketat e opinionit publik botëror lënë të kuptohet se zoti Obama do të fitonte në se jo-amerikanët do të votonin në zgjedhje.


Por një vend ku senatori MeKein duket se ka përkrahje të fortë është Izraeli, ku shumë vetë besojnë se politikat e tij do të ishin më efektive në trajtimin e kërcënimeve nga Irani.//lk

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›