E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i Manastirit, kush ia kushton vjershën më të bukur

Posta Shqiptare me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit organizon konkursin letrar të poezisë më të bukur për këtë datë historike. Në kuadrin e aktiviteteve të shumta të organizuara nga qeveria shqiptare për këtë përvjetor, një rol të rëndësishëm do të luajë edhe Posta Shqiptare, e cila do të angazhojë të gjithë nxënësit e shkollave të arsimit 9-vjeçar. Konkursi i poezisë më të bukur me tematikë "Kongresi i Manastirit" zhvillohet nga Posta Shqiptare. Çdo nxënës i shkollës 9-vjeçare mund të marrë pjesë në këtë konkurs me 1 (një) poezi kushtuar Kongresit të Manastirit. Konkursi zhvillohet me tematikë që rrjedh prej gjithë ngjarjes së Kongresit të Manastirit, si p.sh: figurat historike që morën pjesë në të, vendimet e Kongresit, pasurimin e gjuhës shqipe, dashuria për shkollën, alfabeti shqip, gjuha e bukur shqipe. Secili konkurrent duhet të dërgojë zarfin e tij individualisht, duke shkruar mbi të emrin dhe mbiemrin e tij, emrin e shkollës, klasën dhe adresën e shkollës ku mëson. Krijimet letrare pranohen deri në datën 20 nëntor 2008. Për fituesit do të jepen 6 çmime. Një çmim i parë me vlerë 300 euro, 2 çmime të dyta nga 200 euro, 3 çmime të treta nga 100 euro.

Re.Ku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›