Joe Biden, thirrje për mbështetje të Internetit të lirë e të hapur

Duke folur përmes një video linje nga Uashingtoni, në konferencën që po zhvillohet rreth internetit në Londër, Biden tha se Shtetet e Bashkuara sigurojnë që një internet i hapur do të qoj në një jetë “më të fortë e me më shumë prosperitet” për të gjithë njerëzit.
“Ajo që Shtetet e Bashkuara ofrojnë sot është një thirrje për partnership. Ne deri tani me vende te ndryshme të botës, me sektorin privat dhe me shoqërinë civile, kemi arritur një konsensus rreth idealeve që unë kam përmendur sot: siguri dhe sinqeritet, transparencë dhe përgjegjësi, inovacion, liri, dhe mbi të gjitha një angazhim për të punuar së bashku në drejtimin e kësaj çështje në një mënyrë që është konsistente me principet ndërkombëtare.”
Zyrtarë nga 60 vende të botës, së bashku me aktivistë të internetit dhe ekzekutivë nga kompani teknike private, do të qëndrojnë në Londër për dy ditë fjalime dhe debate rreth të ardhmes së internetit.