Hillari Klinton anulon udhetimet per shkak te vdekjes se nenes se saj

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e anuloi nje udhetim per ne Londer dhe Turqi per shkak te vdekjes se nenes se saj 92-vjecare.
Zonja Klinton e anuloi qe mbreme udhetimin kur gjendja shendetesore e se jemes u rendua. Fondacioni Klinton e beri te njohur sot vdekjen e Dorothy Rodham.
Dje zonja Klinton foli dje para Keshillit amerikano-turk ne Washington. Ajo tha se Turqia duhet ta forcoje demokracine ne se deshiron te behet nje vend me potencial te plote ekonomik dhe ne arenen nderkombetare.
Ajo tha se ekonomia e fuqishme turke mbeshtetet tek shkembimi i lire i ideve dhe tek sundimi i ligjit. Zonja Klinton tha se SHBA shspresojne se procesi i reformes kushtetuese te Turiqise do te perfundoje me nje dokument i cili respekton te drejtat e njeriut dhe ato te pakicave.